E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi luan i lënduar

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez është duke luajtur me një lëndim muskulor që mund ta lërë jashtë Kampionatit botëror. Pas fitores 4-1 ndaj Villarrealit të shtunën, Xavi ka thënë se është duke luajtur me një çarje (3 centimetra) në pulpë.

“E vërteta është se kam dhimbje, por ekipi ka nevojë për mua dhe dua të jem në ndihmë”, tha Xavi, pasi shënoi një gol dhe asistoi në dy të tjerë. “Kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje, andaj duhet të mundohem të shkoj deri në fund, sepse mendoj se jam në rregull. Po ashtu, loja ime nuk është shpërthyese”, shtoi ai.

Xavi ka thënë se do të jetë gati për Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut, që zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik, por trajneri Pep Guardiola nuk është aq i sigurt. “Xavi është duke luajtur me një lëndim që mund t’i pamundësojë të paraqitet në Kampionatin botëror.

Ai është shembull për të gjithë ne. Ai ka bërë angazhim të veçantë, sepse e di se nuk mund ta na lërë vetëm. Fatmirësisht ende nuk është dorëzuar”, tha Guardiola. Xavi ishte zgjedhur futbollisti më i mirë i Spanjës, pas triumfit në Euro 2008. Në Kampionatin botëror, Spanja gjendet në Grupin G me Zvicrën, Hondurasin dhe Kilin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›