E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i pamposhtur

Portieri prishtinas, Etrit Berisha vazhdon ta mbrojë me sukses portën e Kalmarit. Këta të fundit arritën që ta nxjerrin një barazim pa gola si mysafirë të Gefle.

Edhe pse Kalmar luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të mbrojtësit Arajuuri, ish portieri i 2 Korrikut nuk lejoi që topi të hyjë në rrjetë.

Kalmar zë vendin e dymbëdhjetë në renditjen tabelore në elitën e futbollit suedez me vetëm 9 pikë të tubuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›