Lorik Cana: Bordo është favorit, por ne nuk dorëzohemi
Lorik Cana nuk ka bërë gjumë gjatë natës pasues të humbjes së dhimbshme të Olimpikut të Marsejës ndaj Lionit (1-3 të dielën). Kapiten shqiptar i Marsejës e di mirë se skuadra e tij "ka humbur një shans të artë për të fituar titullin kampion të Francës". Me distancën prej tri pikësh nga Bordo, ku duhen dy javë nga fundi i sezonit, Marseja tashmë do të jetë e varur nga rezultatet e rivalit. "Është shumë e vështire, shumë imituese të thuash se kemi humbur pjesën më të madhe të mundësive tona, ka thënë Cana. Tani nuk duhet ta fshehim, Bordo është favoriti kryesor për titull". Avantazhi i tyre është i madh dhe do të jetë shumë e vështirë të ketë surpriza në këto dy javë të mbetura. Cana shpreson në një ndihmë të vogël nga Monako e Kana, kundërshtarët e radhës për Bordonë, por gjithashtu ai thekson se "Marseja nuk do të dorëzohet deri në vërshëllimën e fundit".