E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënon Filipi, Ravena tani pranë Serisë B

Ravena tani është më pranë ngjitjes në Serinë B. Gjithçka për meritë të një talenti shqiptar, Brian Filipit. Sulmuesi i ri i skuadrës italiane ishte protagonisti i padiskutueshëm në fitoren 2-0 nda Lenjanos, ku shënoi një gol dhe dha asistin për të dytin. Ravena arriti kështu vendin e tretë në tabelën e klasifikimit të Serisë C1, pozicion që të çon në "play-off" për të luftuar më pas për një rikthim në Serinë B italian. Sipas mediave të përtej Adriatikut, sulmuesi i përfaqësues tonë U-21, ishte dhe lojtari kyç i këtij triumfi të rëndësishëm. Ndaj Lenjanos, ai nxori në pah formë e tij të shkëlqyer. Në "play-off" për Ravena do të përballet një sfidë të dyfishtë me Padovën (31 maj e 7 qershor). Filipi (5 gola në kampionat dhe 6 në Kupë), kartoni i të cilit është në bashkëpronësi të Palermos dhe Ravenës, kërkohet aktualisht nga Torino dhe Xhenoa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›