E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: Dua të fitojmë Carling Cup

Lorik Cana dhe Sunderland-i e kanë lënë pas humbjen në Kampionat ndaj Birminghamit dhe janë të përqëndruar sot te ndeshja kundër Aston Villas e vlefshme për Carling Kup. Kapiteni Cana u zëvendësua në ndeshjen e fundit ndaj Birmingham, por ecuria e "Maceve të zeza" deri në këtë pikë të kampionatit ka qenë shumë pozitive. Cana dëshiron që ndeshja ndaj Aston Villas të merret seriozisht nga shokët e tij dhe së bashku me trajnerin Steve Bruce u ka kërkuar falje tifozëve për humbjen në Kampionat dhe i ka ftuar ata që të jenë të pranishëm sot në stadiumin e "Dritave". Loriku e shikon Carling Cup si një mundësi të mirë për të shkuar në Europë.
Cana ka deklaruar: "Kupa është një rrugë e shkurtër për të shkuar në kompeticionet europiane. Do të jetë një ndeshje e fortë ndaj Aston Villas gjithsesi jemi të bindur se mund të shkojmë larg në këtë kompeticion pse jo të synojmë edhe trofeun. Jemi një ekip i kompletuar dhe do të ishte një arritje historike për ne".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›