Greqi/ Gjenden 6 të mbytur në ishullin Militin
Roja bregdetare greke ka zbuluar mëngjesin e sotëm në brigjet e ishullit të Mitilinit kufomat e 6 personave, të cilët dyshohet të jenë emigrantë klandestinë. Sipas informacioneve të fundit, marinarët kanë gjetur edhe 10 klandestinë të mbijetuar, ndërkohë që dy të tjerë janë në kërkim.
Autoritetet greke deklarojnë se klandestinët kanë mbërritur në brigjet e ishullit me varkë, e cila për shkaqe ende të panjohura është mbytur. Po sipas forcave detare, roja bregdetare po kryen kërkime për gjetjen e personave të tjerë që mund të kenë qenë në varkë.