E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Nuk do të nxitohemi për çështjen e Afganistanit

Presidenti amerikan Barack Obama takoi ditën e hënë këshilltarët e tij për çështjet e luftës para se të vendos se cila do të jetë strategjia e tij për shtimin e trupave në Afganistan. Obama është duke shqyrtuar strategjinë e tij për të të shtuar numrin e trupave në vendin islamik deri në 40 mijë ushtarë.
Presidenti i SHBA gjatë një konference për shtyp pohoi se nuk do të merrte një vendim të nxituar pa u konsultuar me grupet e ndryshme të interesit në vendin e tij.
"Unë kurrë nuk do të rrezikoj jetët tuaja për një çështje, nëse nuk është absolutisht e nevohshme. Për këtë gjë unë ju zotohem solemnisht."-pohoi presidenti Obama në lidhje me strategjinë e shtimit të trupave në Afganistan.
Krye/komandanti i forcave ushtarake amerikane në Afganistan ka kohë që është deklaruar pro shtimit të misionit ushtarak në këtë vend.
Madje ai e ka quajtur një nevojë urgjente për të mbyllur me sukses midionin ushtarak në vendin islamik.
Këto kohët e fundit numri i ushtarëve si edhe civilëve të vrarë në Afganistan ka pësuar shumë rritje, për pasojë opinioni publik amerikan është shprehur kundër shtimit të numrit të ushtarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›