E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: Fitore? Jo vetëm, Qipros duhet ti marrim 6 pikë

Gazeta Shqip

Kapiteni

Kosovari i pranon që nuk jemi favoritë për kualifikim, por kemi ambicie

Është kapiteni i kombëtares dhe duhet tu japë zemër shokëve. Lorik Cana duket se e bën mirë këtë. Në konferencën e djeshme për shtyp në Durrës, mesfushori kosovar, ka theksuar se Shqipëria ndaj Qipros nuk duhet të marrë vetëm 3 pikët e mundshme në ndeshjen e sotme, por 6 në total, duke llogaritur edhe sfidën e kthimit në transfertë. Jemi përgatitur sa më mirë për këtë ndeshje, u shpreh kapiteni kuqezi. Besoj se do të jemi në gjendje të mirë fizike dhe mendore, që janë gjërat më të rëndësishme përpara një ndeshjeje. Fatin tonë e kemi vetë në dorë. E njohim Qipron. Është një skuadër që u ka krijuar vështirësi edhe ekipeve të mëdha. Por nuk mund të na krijojë vështirësi. Ka disa lojtarë cilësorë. Është e barabartë me ne dhe do të luajmë në fushën tonë për ta mposhtur. Synojmë të marrim pikët e plota. Qipriotët morën barazim në Portugali dhe pse të mos marrë edhe në Shqipëri. Do ishte një zhgënjim për ne, por jo një dështim. Gjithsesi, ne nesër (sot) hyjmë në fushë për të marrë 3 pikëshin. Mesfushori, i cili sot do të luajë si mbrojtës qendre, ka nënvizuar dëshirën e skuadrës që të realizojë ëndrrën e kualifikimit. Sipas liderit të kuqezinjve, Shqipëria duhet të fitojë sa më shumë ndeshje, duke nisur nga përballja me Qipron, por edhe të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi pavarësisht ambicieve në këto eliminatore, nuk është favorite në grup. Fillimi i mbarë do ishte diçka pozitive. Sigurisht që ne kemi dëshirën që të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe të kualifikohemi, por të gjithë duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi në një grup të niveluar. Por disa skuadra janë më lart se ne në kualitet dhe në rezultate, kjo nuk na lejon që të pretendojmë të jemi favoritë në grup. Kjo nuk do të thotë se ne nuk pretendojmë dhe nuk jemi ambiciozë për të arritur më shumë, përfundoi Cana deklaratën e tij në prag të ndeshjes së sotme.

Lorik Cana: Fitore? Jo vetëm, Qipros duhet ti marrim 6 pikë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›