E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdes, DeBiazi ka të drejtë Qipro, ka bilanc pozitiv ndaj nesh

Nga Enver Tonuzi

Ndeshjet direkte midis Shqipërisë dhe Qipros :

19/08/1998                   Qipro                 3-2   Shqipëria (Miqësore)

15/08/2000                   Shqipëria         0-0   Qipro          (Miqësore)

18/08/2004                   Qipro                 2-1   Shqipëria (Miqësore)

12/09/2009                   Shqipëria         6-1   Qipro           Miqësore)

7/09/2012                 Shqipëria      Qipro (Elemin. EK.B.)

Dihet që ndeshja e sotme është e para që zhvillohet ndërmjet Kombëtareve të Shqipërisë dhe Qipros në një aktivitet zyrtar. Katër ndeshjet e para të zhvilluara të gjitha në muajin Gusht kanë qenë miqësore.  Ne kemi regjistruar vetëm fitoren tenistike 6-1 para 3 vjetësh në Tiranë, por në Tiranë kemi dhe një barazim pa gola! Dy ndeshjet në Qipron i kemi humbur. Por eleminatoret e Botërorit kanë veshje tjetër. Nuk e kuptojmë, pasi ka  ka persona zyrtarë që  ëndërrojmë një pjesëmarrje të Shqipërisë në Finalet Botërore, apo Europiane, por edhe tifozë të cilët ëndërrojnë.  Mund të thuhet se niveli nuk është ai që mendohet për të qenë në një kompeticion ndërkombëtar, por tifozi kërkon fitore. Po  nuk fituam edhe këtë ndeshje duhet të kthehemi në origjinë. Eshtë thjesht një ndeshje futbolli e sot të gjithë jemi me një fjali Forca Shqipëria, ndonëse nuk është e lehtë, përkundrazi shumë e vështirë. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë e bilanci nuk të le të gabosh

Çfarë ka Qipro me shume

Qipro zhvillon prej vitesh një kampionat kombëtar më të forte se Liga jonë Superioire. 14 herë ekipet tona janë ndeshur me ato qipriote në 3 kupat e Europës që nga viti 1995. Vetëm 2 fitore për ekipet tona (SK Tirana dhe Partizani)! Vetëm 2 barazime për shqiptarët (Besa e 2009-ës e cila eleminoi Etnikosin)! Shumë humbje na kanë shkaktuar ekipet qipriote në Kupat e Europës 10 (Teuta, Vllaznia, Tomori dhe Skënderbeu  nga 2 humbje) dhe SK Tirana e Partizani nja një humbje)20 gola të pësuar më shumë.

Prandaj italiani i Kombëtares sonë De Biazi nuk është euforik, por nuk është as pesimist ! Topi është në Qemal Stafa e shpesh kemi dalë fitimtarë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›