Lorik Cana: Përballja me Francën, një kënaqësi
Arsyeja është sepse Shqipëria do të luajë kundër Francës dhe 26-vjeçari e ka mirëpritur këtë lajm. “Më në fund do të ndeshem me përfaqësuesen franceze në një aktivitet zyrtar. Kam shumë kohë që e pres këtë përballje. Kam kaluar shumë vite në Francë me PSG-në dhe Marsejën dhe gjithmonë kam dashur të përballem me ‘gjelat’”, u shpreh mesfushori që luan me Sandërlendin në Premier Ligë.Sfida me nënkampionët e botës në fuqi është e veçantë edhe për faktin se Cana do të ketë shansin të luajë përballë ish-kolegëve dhe miqve të tij dhe dueli më i rëndësishëm është me ish-shokun e ekipit te Marseja, Frenk Riberi. “Me të vazhdoj të kem kontakte, edhe pse tashmë luajmë në klube të ndryshme. Shumë prej futbollistëve aktualë të kombëtares franceze i kam miq”, shtoi Cana.