E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, arrestohet një infermier për korrupsion

Operacioni i policisë i koduar “raporti i fundit”, ka përfunduar në arrestimin e Kujtim Isuf Qamilit, 39-vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, pasi akuzohet për marrje ryshfeti, ndaj policia ka vendosur ta arrestojë pas hetimeve. Sipas të dhënave, infermieri në fjalë merrte para për nxjerrjen e raporteve për kempet. Qamili ishte infermier në Poliklinikën e Specialistëve në Elbasan, ku merrej me mbledhjen e dokumentacioneve për komisionet për kemp. Ky shtetas u merrte sasi parash personave të cilët aplikonin për t’u pajisur me raport mjekësor në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan.Ne lidhje me këtë vepër penale po punohet për sqarimin e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë te personave të tjerë të implikuar në këto çështje.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›