E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani 240 kilometra rruge per 22 minuta loje

Kategoria I Te kuqte ne Puke per te perfunduar ndeshjen e nderprere te javes se katert

Kur te gjitha skuadrat e tjera ne Shqiperi jane pa impenjime dhe vazhdojne punen per ndeshjet e radhes Terbuni dhe Partizani do te zbresin ne fushen e lojes. Ne fakt sot te kuqte luajne ne Puke per te perfunduar ndeshjen e javes se katert te Kategorise se Pare. Takimi i cili u luajt per 68 minuta loje me date 17 tetor me pas u nderpre per shkak te reshjeve te shumta. Ne ate rast shiu i dendur e shnderroi fushen e lojes ne nje pishine duke e bere te pamundur zhvillimin normal te nje ndeshjeje futbolli. Fillimisht gjyqtari kryesor Sokol Cekaj e nderpreu perkohesisht lojen ndersa pas konsultimeve me te derguarit e Federates Shqiptare te Futbollit dhe me perfaqesuesit e dy skuadrave ai vendosi qe takimi te nderpritej.

FSHF ka vendosur 22 minutat e mbetura te ndeshjes ashtu sic e parashikon rregullorja e re per rastet kur nderprerja vjen per shkaqe qe nuk mund te kontrollohen te zhvillohen ne mesjave pavaresisht se ekipi i Partizanit luajti vetem tri dite me pare. Ne kete menyre te kuqte jane te detyruar te udhetojne afro 240 kilometra per te zhvilluara minutazhin e mbetur. Nje vendim i tille ka shkaktuar edhe pakenaqesi ne radhet e te kuqve pasi ngarkesa fizike e fitores minimale gjate se dieles perballe Vlores dhe rruga e gjate mund te ndikojne ne paraqitjen e ekipit. Gjithsesi protestat e kane humbur forcen perballe mundesise per te marre nje pike me mjaft peshe ne klasifikim. Skuadra e drejtuar nga Neptun Bajko ka grumbulluar vetem 6 pike ne pese ndeshjet e para te kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›