Lorik Cana futbollist i Gallatasarajit për katër sezone
Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të Gallatasarajit, ku thuhet se futbollisti nga Kosova do të jetë pjesë e klubit për katër sezonet e ardhshme. Këtë fakt e konfirmon edhe faqja zyrtare e klubit anglez të Sanderlendit.
Futbollisti shqiptar mbërriti vitin e kaluar në Premier Ligë nga francezët e Olimpikut të Marsejës për shumën e pesë milionë sterlinave. Tekniku i Sanderlendit, Stiv Brus i besoi Canës menjëherë shiritin e kapitenit, duke udhëhequr ekipin me sukses sezonin e kaluar në kampionatin anglez.
Akoma nuk është bërë e ditur shuma që kanë derdhur turqit e Gallatasarajit në arkat e klubit anglez, por nga momenti në moment pritet edhe një deklaratë zyrtare e vetë futbollistit të përfaqësueses shqiptare.
Lorik Cana është futbollisti i dytë shqiptar që vesh fanellën e klubit më të lavdishëm turk, pas elbasanasit Klodian Duro.