Kurbinasit: Laçi kërkon gol në tokën bjelloruse
Europa League
Pas debutimit me barazim (1-1 në “Niko Dovana” të Durrësit) në kupat e Europës, përballë Dnjepër Mogileve, Laçi tashmë ëndërron kualifikimin në turin e dytë eliminator të Europa League. Goli i pësuar në fushën e tyre i penalizon disi kurbinasit, të cilët duhet ta nisin ndeshjen në Bjellorusi në sulm, duke synuar të shënojnë të paktën një gol. Një barazim pa gola do të përkthehej si eliminim për skuadrën e drejtuar nga Stavri Nica, ndërsa kurbinasve mund t’u mjaftonte një barazim 2-2, ose barazim me më shumë gola, për të vazhduar aventurën europiane. Nëse arrin të kualifikohet përballë Dnjepërit, në turin e dytë Laçi do të përballet me norvegjezët e Stabaek.
#