Mungon Ahmataj, por objektiv është fitorja
Tirana
Tirana zbret sot në fushë ndaj hungarezëve të ZTE-së, në ndeshjen e kthimit, të vlefshme për turin e parë eliminator të Europa League. Ndeshja e parë në “Qemal Stafa” u mbyll 0-0. Kështu që Tirana me një tjetër barazim 0-0 do të kishte mundësitë për të kaluar në kohët shtesë dhe më pas edhe në penallti, nëse rezultati nuk do të ndryshonte. Ndërkohë që e patolerueshme do të jetë qoftë edhe një humbje minimale, e cila do të skualifikonte bardheblutë, që në këtë ndeshje nuk do të kenë shërbimin e mesfushorit Julian Ahmataj. Ky i fundit ka pasur probleme me pasaportën e tij. Ambasada hungareze nuk i ka dhënë vizën. Në vend të tij do të aktivizohet Abraham.
#