Botërori 2010, finalja Spanjë- Hollandë

Finalja e Boterorit 2010 ka vene perballe Spanjen dhe Hollanden, dy skuadra qe asnjehere ne historine e tyre nuk kane arritur te fitojne trofeun me te rendesishem te futbollit. Nese hollandezet kane luajtur dy here te tjera ne finale, per iberiket kjo eshte hera e pare ne histori. Dhe per trajnerin Visente Del Boske, eshte momenti i duhur qe Spanja te ngjitet ne olimpin e futbollit Boteror.
"Jam shume i lumtur dhe ne kete moment ne mendje me vijne te gjithe njerezit qe kane punuar me mua dhe me keta futbolliste gjate ketyre viteve. Tani kemi edhe nje ndeshje perpara, jemi shume mire fizikisht dhe do te te kerkojme ta fitojme kete finale. Mendoj se finalet nuk luhen, por fitohen. Hollanda eshte kundershtare shume e forte. Megjithate ne do te kerkojme te luajme ashtu sic dime me personalitetin tone dhe me deshiren per te fituar”, eshte shprehur trajneri i Spanjes.
Te njejtin objektiv ka edhe Hollanda, qe per trajnerin e saj Bert Van Marëijk eshte shume prane shkrimit te nje kapitulli te ri te historise se futbollit. “Suksesi qe kemi arritur ne finale na ka bere shume te lumtur dhe ka shtuar me shume deshiren per te triumfuar ne kete boteror. Atmosfera eshte shume pozitive ne skuader dhe te gjithe futbollistet besojne te fitorja. Lujme ne nje finale Boteror dhe asnje ndeshje nuk eshte si kjo. Duhet te japim maksimumin per te fituar. Nuk do te jete e lehte, sigurisht, pasi Spanja ka treguar nje forme shume te mire, por ne nuk kemi ndermend te ndalemi ketu”, ka bere te ditur Van Marvijk. Finalja e Kupes se Botes Afrika e Jugut 2010 do te zhvillohet me 11 korrik ne “Soccer City” te Johanesburgut.
Nertan Prifti