Lorik Cana i zhgënjyer: Me Portsmuth, "X" i tmerrshëm
LONDER-Sandërlendi nuk fiton prej 12 ndeshjesh në Premier Ligën angleze, por sipas kapitenit të kësaj skuadre, Lorik Cana, barazimi me Portsmuthin ka qenë zhgënjimi më i madh i sezonit. "Mbi ne ka shumë presion dhe prej disa javësh nuk jemi aq mirë, - deklaroi mesfushori shqiptar. - Me Portsmuthin ishte zhgënjimi më i madh i sezonit për ne dhe për fat të keq, ndeshja e radhës është me Arsenalin", deklaroi ai. Sandërlendi kryesoi 1-0 pas 11 minutash me Portsmuthin e Avram Grant, që mbeti me 10 vetë, por në pjesën e dytë "macet e zeza" morën dy kartonë të kuq". Në minutën e pestë shtesë erdhi edhe barazimi i vendasve. "Nëse do kishim qenë 11 me 10 ata nuk do të shënonin dot, kështu që duhet të luajmë me më shumë disiplinë", u shpreh më tej Lorik Cana.(d.b/BalkanWeb)