E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, kapen armë, policia: Do trafikoheshin në Greqi

DURRES-Katër persona janë arrestuar nga forcat e policisë së Durrësit nën akuzën e trafikimit të armëve. Artur Korriku, Korrespondenti i TVNews24 referuar burimeve policore të Durrësit, bëri të ditur se mbrëmjen e djeshme në zonën e Plepave në qytetin bregdetar u kapën armë brenda një makine dhe si pasojë dhe 4 personat që ndodheshin në automjet. Nga të njëjtat burime mësohet se në prangat e policise se Durresit ranë shtetasit Kanan Xhakollari 23 vjec, Lulezim Qamo 28 vjec, Astrit Zylyftari 23 vjec dhe Asllan Plaku 18 vjec pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjetën 3 automatike, 2 pistoleta dhe municione. Nga të dhënat e marra në rrugë informative, policia dyshon se të katër personat blenin armë dhe i trafikonin për në shtetin e Greqisë. Të katër personat e lartpërmendur bashkëpnonin me shtetasin Sotir Zako, person që u arrestua para pak ditësh në Gjirokastër pasi u kap me 100 gramë kokainë.(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›