Shtypi italian për fitoren e Shqipërisë ndaj San Marinos

Shtypi lokal italian dhe ai sanmarinez i kanë kushtuar disa faqe të mbushura me kronika ndeshjes miqësore San Marino-Shqipëri 0-3, ku jepen edhe detaje të panjohura për median shqiptare. Një nga këto gazeta është edhe "Corriere Romana" që publikohet në Rimini, San Marino, Cezena, Forli dhe Imola, që pubikon një shkrim të gazetarit Sergio Cingolani të mbushur me hollësira. "Golin e parë e shënoi Igli Tare në minutën e 5-të të pjesës së parë, ndërkohë që pasi i artë ishte një krosim nga e djathta e Klodian Duros që harkoi me të majtën topin mbi portierin Aldo Simoncini.
Goli i dytë erdhi si një depërtim i mrekullueshëm i Skelës, në momentin më të mirë të lojës së San Marinos. Fantazti realizon një seri driblimesh duke kaluar së pari Della Valen dhe më pa Valentin dhe me një gjuajtje qendrore realizon në minutën e 27.
Goli i tretë ishte një kombinacion perfekt midis Tares që shërben në fashëpër Canën, që me krosin e tij perfekt për Lalën, i jep mundësinë këtij të fundit që të shënojë me një goditje të thatë të mposhtë Simoncinin në të 36'.
Në të 39, Tare godet shtyllën, pas nëj krosimi të Duros.
Në minutën e 19 të pjesës së dytë, Simoncini shpëton portën nga një autogol i Albani. Shqipëria ka fituar edhe duelin e goditjeve nga kendi 6-4 , ndërkohë që i ka sjellë financave të San Marinos me 525O euro.
Gledi Shabani