Uefa.com: Shqipëria çon Sllovakinë në rrugë qorre

Sllovakia dhe Shqipëria duhet të përballen me një detyrë tepër të vështirë për t'u kualifikuar për fazën tjetër të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-21 pas një barazimi (0-0) pa rrugëdalje në Senec.
Premtimi sllovak
Me Spanjën të konsideruar si favorite për të fituar Grupin 2, asnjëra nga palët nuk mund të heqi dorë nga piksynimet. Mesfushori sllovak Kamil Kopunek detyroi portierin shqiptar Ehea Koliqi të bënte një pritje të mirë në minutën e 18,ashtu sic bëri edhe ndaj goditjes së Marek Hamsik tre minuta më vonë, por Shqipëria ishte e aftë t'i rezistonte avantazhit të ekipit shtëpiak për pjesën tjetër të lojës.
Pafatësia e Jendrisek
Formacioni i Ladislav Petrash e nisi pjesën e dytë më i përqëndruar, por finalizimi i tyre ishte i dobët, me një Erik Jendrisek të Hanover 96 që pati dy mundësi shumë të mira. Shanset më të mira për secilin ekip për të thyer bllokimin erdhën kur të dy formacionet pretenduan penallti që nuk u konsideruansi të tilla nga gjyqtari Viacheslav Banari.
Marrë nga uefa.com