E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri: Skela duhet të vrapojë më shumë“Përgjithësisht ka bërë pak, me atë që (Skela) ka treguar. Ai duhet të vrapojë më shumë se në fazën e parë, këtë pres unë nga ai. Pastaj, sigurisht që do të vijë edhe forma dhe golat e tij të rrezikshëm”

Edhe një lojtar i madh - të paktën për formatin e Energi Kotbusit - si Ervin Skela mund të kritikohet publikisht nga trajneri. Slloveni 55-vjeçar Bojan Prasnikar i ka tërhequr vëmendjen fantazistit shqiptar, duke i kërkuar të impenjohet më shumë në ndeshjet e fazës së dytë, shumë përcaktuese për mbijetesën e Energi Kotbustit në Bundesligën 1 gjermane.

“Përgjithësisht ka bërë pak, me atë që (Skela) ka treguar. Ai duhet të vrapojë më shumë se në fazën e parë, këtë pres unë nga ai. Pastaj, sigurisht që do të vijë edhe forma dhe golat e tij të rrezikshëm”, -citohet trajneri nga faqja sportive gjermane kicker.de, vetëm një javë para se Kotbusi i tij të përballet me kryesuesin e Bundesligës gjermane, Hofenhajmin.

Edhe sulmuesi bullgar Dimitar Rangelov nuk u ka shpëtuar kritikave, madje edhe më të ashpra, duke i treguar edhe rrugën e largimit. “Ka bërë shumë pak. Ai nuk është më një lojtar i formacionit bazë. Ai duhet të fitojë shanset e tij diku tjetër”, - tha Prasnikar, i cili do të jetë trajneri i Kotbusit deri në vitin 2010.

E Enjte, 22 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›