E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana, në pishinë me Albana Osmanin

Share

Albana Osmani na zbulon nëpërmjet profilit të saj në Facebook se Lorik Cana nuk do të intervistohet në të njëjtën pishinë ku ka hyrë edhe ish-e dashura e tij Adelina Tahiri.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në profilin e Albanës Lorik Cana do të jetë i ftuar në rubrikën e personazheve VIP që intervistohen në pishinë në programin E diell. Lorik Cana do të jetë i veshur me një robdëshamber të kaltër dhe intervistën do ta japë jashtë pishinës. Në këtë pishinë Albana Osmani ka intervistuar Adelina Tahiri, Ingrid Gjoni, Arjan Konomi, Robert Aliaj etj..

Ajo që pritet më shumë nga ky rrëfim i Lorik Canës është bota e tij e brendshme shpirtërore sesa ajo futbollistike dhe profesionale. Karriera e Canës është e shpërndarë mes Francës (PSG-ja dhe Marseille), Anglisë (Sunderland) dhe Turqisë bashkë me pagesën e lartë që merr tek Lazio (1,7 milionë euro).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›