Berisha: Rruga shenon nje agim te ri politik per Kosoven
Kryeministri Berisha, me ftese te kryeministrit te Republikes se Kosoves, ishte dje i pranishem ne ceremonine e perurimit te segmentit te pare te autostrades Morine-Merdar, pjese e arteries infrastrukturore te njohur si Rruga e Kombit, Durres-Morine-Prishtine. Kjo autostrade eshte quajtur "Ibrahim Rugova", ne nderim te Presidentit Rugova, te cilin kryeministri Berisha ne fjalen e tij e quajti "arkitekt i Kosoves se pavarur". Gjate fjales se tij, kryeministri Berisha pershendeti te gjithe qytetaret e Kosoves, por edhe mbare shqiptaret, per perurimin e kesaj rruge, duke e cilesuar ate "autostrada e se ardhmes se Kosoves", nje rruge qe "bashkon shqiptaret me shume se kurre ne idealin e unitetit kombetar" dhe "korridori me fizibel per te gjithe rajonin". Berisha tha se ne kete perurim eshte mbare kombi shqiptar, jane shqiptaret ne Kosove, ne Shqiperi, Maqedoni, Malin e Zi, ne diaspore dhe kudo qe ndodhen. Duke vleresuar punen e bere deri me tani, Berisha tha se "ne me pak se tre vjet, Kosova i dhuron qytetareve te saj, kombit, por edhe rajonit dhe Evropes ne teresi, nje kryeveper te puneve publike. Dje, ne Tirane, nje mik i imi do te me thoshte se kishte kaluar ne autostrade dhe i ishte dukur sikur ishte ne nje dhome pritjeje, por, ne te vertete, ishte ne dhomen e se ardhmes. Autostrada qe ndertohet eshte autostrada e se ardhmes se Kosoves. Ndaj, une dua te pershendes shume perzemersisht kryeministrin, qeverine, Parlamentin, forcat politike te Kosoves, te gjithe, per sakrificen e madhe qe bene", tha Berisha, i cili shtoi se ne nje kohe te veshtire, qeveria e Kosoves angazhoi te gjitha resurset per te ndertuar rrugen me te rendesishme per Kosoven, Shqiperine, por, absolutisht, edhe korridorin me fizibel per te gjithe rajonin. Kryeministri Berisha ka vleresuar rendesine e domethenies se rruges, si mjaft te madhe. "Kjo eshte nje rruge me domethenie te madhe. Ajo shenon nje agim te ri te vertete politik, ekonomik, social per Kosoven. Eshte rruga me te cilen Republika e Kosoves kontribuon per paqen, stabilitetin, bashkepunimin dhe integrimin rajonal. Eshte rruga me te cilen Republika e Kosoves investon per te ardhmen e shkelqyer evropiane te qytetareve te saj. Eshte rruga e zhvillimit te shpejte te Kosoves, e fluksit te pashtershem te energjise se tregut te saj drejt perendimit. Eshte rruga e sigurise me te madhe te udhetimit te qytetareve te saj", tha kreu i qeverise shqiptare. Per kryeministrin, rruga eshte madheshtore, ndaj nuk ka kenge e poeme qe mund te thuren me bukur se rruga. "Nuk ka kenge qe mund te thurej me bukur se c'eshte rruga, nuk ka poeme qe mund te shprehte madheshtine e saj. Ndaj, une nuk do te vazhdoj me me fjalet e mia, se jam i bindur se me bukur se cdo gje tjeter flet ajo vete, vetem t'ju uroj edhe nje here nga zemra, gezuar kete veper te madhe qytetareve te Kosoves, shqiptareve kudo qe jane", ka perfunduar Berisha
Autostrada, projekt historik per Kosoven evropiane
Autostrada Vermice-Merdar eshte cilesuar projekt historik per Kosoven evropiane dhe per integrimin e shqiptareve ne BE. Punimet ne kete autostrade eshte duke i kryer kompania "Bechtel-Enka". Autostrada, punimet ne te cilen kane nisur me 25 prill te vitit te kaluar, do te jete e sistemit te mbyllur dhe hyrje-dalje do te kete vetem ne hyrjet e autostrades. Gjeresia e autostrades do te jete 28 metra, ku do te jene 4 shirita qarkullues me nga 3.75 metra, 2 shirita per ngadalesim me nga 3 metra, si dhe brezi i gjelber ne mes, me gjeresi prej 4 metrash. Shpejtesia e projektuar, pergjate gjithe gjatesise se autostrades, eshte 120 km ne ore, ndersa aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojne, eshte gjithashtu e mundshme te zhvillohet nje shpejtesi e projektit prej 140 km ne ore.
Jahjaga: Ndertimi i rruges na afron me Shqiperine
Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga, ishte dje e pranishme ne perurimin e rruges Vermice-Merdare, e cila shenon vazhdimin e Rruges se Kombit, nga Durresi ne Morine. Gjate fjales se saj, Presidentja e Kosoves deklaroi se Rruga e Kombit eshte nje enderr qe behet realitet. "Ndertimi i autostrades eshte fillimi i ndertimit te nje vepre qe shqiptaret dhe kosovaret e kane dashur gjithmone. Po tejkalohen barrierat e fundit qe penguan levizjen e lire, per te qene bashke dhe per te ndertuar gjithe urat e bashkepunimit. Kjo autostrade eshte nje celes i rendesishem per shtetin tone, pasi afron me teper dy popujt tane", tha Jahjaga. Sipas Jahjages, tashme Kosova dhe Shqiperia po shkurtojne distancat dhe kjo rruge eshte ne funksion te nderlidhjes se popujve dhe shteteve. "Eshte lidhja jone me korridoret e rendesishme evropiane. Politikat e koordinuara do te na bejne anetare te lire dhe te barabarte te Bashkimit Evropian", tha Presidentja e Kosoves. Gjithashtu, presidentja Jahjaga nenvizoi se Rruga e Kombit po realizohet me mjetet e buxhetit, cka deshmon perkushtimin e institucioneve ne funksion te stabilitetit dhe zhvillimit.