Vangjeli shkelqen ne Europe

Paraqitja e tij ndaj gjermaneve ne Grupin B te Europa League eshte vleresuar si nje recital. Gjate sfides ne stadiumin Kleanthis Vikelidis Vangjeli i detyroi komentatoret dhe gazetaret qe gjate lojes ta cilesonin 10 here si lojtarin me te mire ndersa ne fund ai u perzgjodh edhe si MVP Lojtari me i vlefshem i te gjithe 90-minuteshit.
Trajneri vendosi edhe nje here qe ne ndeshjet europiane ta aktivizonte Vangjelin ne krahun e djathte te mbrojtjes dhe vazhdon te mos pendohet per kete zgjedhje teknike. Ne cdo moment mbrojtesi shqiptar arriti qe te neutralizonte te gjitha tentativat sulmuese te kundershtareve ne krahun e tij ishte vleresimi i mediave greke.
Arisi i drejtuar nga Hektor Raul Kuper mori nje barazim shume te vlefshem 0-0 perballe Leverkusenit ekipit me ne forme ne Bundesligen gjermane ndersa tashme mban vendin e dyte ne grup me 4 pike ne dy ndeshje. Ndeshja u zhvillua me ritem te larte dhe sulme nga te dyja skuadrat por ajo qe ra me teper ne sy ishte se i gjithe stadiumi therriste ne kor emrin e Vangjelit dhe te atdheut te tij. Einai trelos o albanos shqiptari eshte i cmendur duke u shprehur te mahnitur per lojen e 25-vjecarit ndersa te gjithe te pranishmit i kane dhuruar kuqeziut brohoritje dhe duartrokitje ne fund te ndeshjes. Deshiroj ti falenderoj te gjithe tifozet per mbeshtetjen qe treguan ndaj meje.
Duartrokitjet e tyre me japin edhe me teper force per te vazhduar ne kete rruge deklaroi Vangjeli. Gjate gjithe ketyre viteve qe aktivizohem me Arisin mbeshtetja e fansave nuk me ka munguar. Per mua eshte nje enderr qe luaj ne ekipin qe dua deshiroj te qendroj sa me gjate ketu dhe te jap gjithcka per kete skuader.
Me impenjimin dhe paraqitjet e tij te mira Vangjeli ka rifituar besimin e trajnerit Kuper dhe stafit teknik qe ne fillim te sezonit menduan ta largonin nga Arisi i Selanikut. Une bej vetem detyren time punoj dhe jap maksimumin kur trajneri vendos te me aktivizoje. Ajo qe ka me teper rendesi eshte se tashme kam gjetur ritmin por gjithashtu kam fituar edhe besim ne vetvete pas cdo ndeshjeje. Pikesepari shpresoj qe te mos pesoj asnje demtim ne menyre qe te jap me te miren per skuadren ashtu si kam bere gjate 10 viteve qe luaj me Arisin.