Lorik Cana pezullohet ne dy ndeshje
Lorik Cana eshte pezulluar per dy jave nga Komisioni i Disiplines se Federates Turke pas kartonit te kuq qe mori ne ndeshjen kunder Koniasporit. Mesfushori i Kombetares shqiptare u pezullua per shkak te perplasjes qe pati me nje lojtar kundershtar dhe prej gjesteve antisportive. Nje nga keto ndeshje ai e shleu ne Kupen e Turqise dhe pritet te mungoje vetem ne ndeshjen e radhes qe Gallatasarai do te luaje me 11 janar. Nderkaq ylli i Kombetares shqiptare eshte cilesuar edhe si futbollisti me agresiv i Gallatasarait. Sipas statistikave te publikuara ne median turke Cana eshte i vetmi lojtar ne radhet e gjiganteve nga Stambolli i ndeshkuar deri tani me tre kartone te verdhe dhe me nje karton te kuq. Luftetari sic e kane quajtur tifozet e Marsejes ka arritur te fitoje nje vend ne formacionin e skuadres turke dhe gjithashtu edhe respektin e fansave te Gallatasarait.