E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria nuk ndryshon në renditjen e FIFA-s

Tiranë - Përfaqësuesja shqiptare e futbollit nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj në renditjen e FIFA-s për muajin maj, duke qëndruar në vendin e 92-të me 400 pikë. Përfaqësuesja jonë do të zhvillojë këtë të shtunë përballë Portugalisë ndeshjen e parë nën drejtimin e kroatit Josif Kuzhe.

Më 10 qershor tekniku Kuzhe do të ketë edhe mundësinë për të provuar grupin e tij në miqësoren që do të zhvillojë me përfaqësuesen gjeorgjiane.

Ndërkohë, ndryshimet në renditje kanë ndodhur tek kreu. Kështu, Gjermania dhe Holanda kanë ndërruar vendet me njëra-tjetrën, “tulipanët” pozicionohen të dytët, ndërsa gjermanët të tretët. Në vendin e parë edhe për këtë muaj qëndrojnë kampionët e Evropës, Spanja.

Italia kampione bote është ngjitur në vendin e katërt, ndërsa pas saj vijnë me radhë, Brazili, Anglia, Argjentina, etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›