Lorik Cana vs. Igli Tare, në “Kupën Dubai”

Albania-Sport (AS)- Mesfushori kosovar Lorik Cana dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, do të luajnë për herë të parë si kundërshtarë ndaj njëri-tjetrit, kur të dy ekipet, Olimpik i Marsejës dhe Lacio e Romës, do të përballen më 8 janar 2007 në gjysmëfinalet e "Kupës Dubai" në vendin e pasur të Emirateve të Bashkuara. Lorik Cana ka gjithashtu shansin e madh, nëse Marseja kalon në finale, të ndeshet me Bajernin e Mynihut (në rast se dhe ekipi gjerman eliminon Benfikën, skuadrën elitare gjermane që para dy sezonesh kërkoi shërbimet e mesfushorit shqiptar, kur ai luante në radhët e Paris Sën Zhermenit. Olimpiku i Marsejës ka marrë një ftesë nga organizatori i "Turneut Ndërkombëtar të Futbollit, Mohamed bin Rashid, i njohur ndryshe edhe si "DubaiCup", pas tërheqjes së klubit brazilian Santos nga turneu. "Brazili është vendi kryesor në botën e futbollit dhe në fakt do të ishim të nderuar me pjesëmarrjen e tyre në këtë turne", - kanë pohuar organizatorët, që nuk kanë pritur gjatë për të gjetur zëvendësuesin. Dhe ky është Olimpiku i Marsejës. Ekipi i vetëm francez, që ka fituar Ligën e Kampioneve, - thuhet në deklaratën e organizatorëve. "Marseja është një ekip i madh dhe me një histori më shumë se 100-vjecare. Katër ekipet e angazhuara përfaqësojnë vendet që kanë qenë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Kështu, më 8-1 janar 2007, Bajerni i Munihut (Gjermani), Olimpiku i Marsejës (Francë), Benfika (Portugali) dhe Lacio (Itali) do të jenë kundërshtare në "Kupën e Dubait", një kupë ku për fituesin do të hidhen 2 milionë dollarë.
Interesant është fakti se Olimpiku i Marsejës është përballur dy herë me Lacion në Ligën e Kampioneve 2000, ku ka humbur dy herë: 2-0 dhe 5-1 dhe dy herë në Kupën Interto: barazim 1-1 dhe fitore 3-0.
Lorik Cana është fitues i "Lojtari më i mirë shqiptar i vitit 2006, i votuar nga faqet më prestigjioze" në internet.
Programi i turneut
E hënë, 8 janar 2007
14:45, Lacio-Olimpik Marsejë
17:45, Bayern Munich - Benfica
E mërkurë, 10 janar 2007
14:45, takimi për vendin e tretë
17:45, takimi final