E Diel, 1 Nëntor 2026

2006-ta, trukime pa kod, trajnerë në “xhiro"

Speciale nga AGRON KAJA
Zv.Kryeredaktor i "Panorama Sport"


Duke e parë si një vit kalendarik dhe jo sportiv 2006-ën, padyshim që aty u futën shumë elementë nga të cilët futbolli ynë superiore del në "lakuriqësinë" e tij reale. Sepse janë luajtur 282 ndeshje, 180 në periudhën janar-maj dhe 102 në periudhën gusht-dhjetor, prej të cilave 14 skuadra kërkuan të realizojnë synimet dhe prej tyre janë prodhuar emocione, gola, dhunë, ndeshje të bukura, por në ndonjë rast edhe me trukim. Periudha e parë (janar-maj) i përket strukturës me 10 skuadra në Kategorinë Superiore, ndërsa periudha e dytë (gusht-dhjetor) i përket strukturës me 12 skuadra pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore. Kështu, viti 2006 rinisi "aventurën" e lënë përgjysmë nga viti 2005, pikërisht në datën 14 janar në javën e 19-të, e cila njëkohësisht ishte edhe java e 1-rë e fazës së tretë. Dhe të vecantat e kësaj gjysme kampionati ndoqën njëra-tjetrën, duke e cuar deri në fund "trenin" e kampionatit. Duhet thënë se duke e parë tabelën e renditjes së kësaj pjese të kampionatit nga të dy anët, lufta u bë shumë e bukur. Në krye ishin Elbasani dhe Tirana që me "shpatat" ngritur ndaj njëri-tjetrit kaluan "rrotë më rrotë" duke marrë 3 pikë më shumë kampionët verdheblu. Ndërsa në fundin e renditjes lufta ishte edhe më e ashpër, sepse ishin 3-4 skuadra që rrezikonin rënien një kategori më poshtë. Shkumbini dhe Teuta i mblodhën forcat kryesisht në fazën e katërt dhe i lanë "dopio gjashtën" skuadrës së Skënderbeut, e cila asnjëherë nuk e kishte menduar se do të zbriste në Kategorinë e Parë. Por gjatë kësaj periudhe, në shumë ndeshje fjalët "u shit", "e shitën", etj, u bënë refren i pikëve që si të "korrat" e verës mblidheshin nga skuadra që nuk i meritonin realisht ato. Pra mund të thuhet se kjo ishte periudha e trukimeve pa kod, cdo gjë e hapur në mes të fushës së lojës. Ndërkohë që në këtë periudhë u ashpërsua më shumë konflikti FSHF-MTKRS, i cili morri përmasat e një konflikti politik "alla shqiptar". Ky ishte edhe handikapi më pikant që futbollit i la hijen e dyshimit të ekzistencës së tij ligjore, por që asnjëherë nuk e ndali topin të futet në rrjetë. Titulli del nga kryeqyteti Pas 4 sezoneve rresht, titulli kampion del nga Tirana dhe fitohet nga një skuadër rrethi, Elbasani, i cili e fitoi atë për herë të dytë. Që nga sezoni 2000-2001 që kampionatin e fitoi Vllaznia, nuk kishte dalë jashtë Tiranës titulli kampion. Më pas Dinamo në sezonin 2001-2002 morri "stafetën" e fituesve të kryeqytetit, ndërkohë që Tirana në tre sezone resht, 2002-2003, 2003-2004 dhe 2004-2005 mbeti e pathyeshme nga "kërkesat" e shumta që kishin skuadrat e tjera, jo nga kryeqyteti. Elbasani në sezonin e kaluar thyeu kështu mit'hin e "kalasë bardheblu" duke e pështjelluar shumë startin e ri 2006-2007. Gjithsesi, duket se këtë sezon nuk është mundur kryeqyteti me Tiranën në krye të tabelës së renditjes, por me dihatjet ritmike të "djemve të detit". SKUADRAT NË PERIUDHËN JANAR – MAJ 2006 ELBASANI KAMPION Bilanci:Nd 18, F 9, B 7, H 2, Golat 25-15, pikë 34 Fitorja më e thellë: 4-2, Lushnja-Elbasani, java 32 Humbja më e thellë: 3-2, Vllaznia-Elbasani, java 33 Rezultati suprizë: 2-3, Tirana-Elbasani, java 35 TIRANA NËNKAMPIONE Bilanci: Nd 18, F 9, B 4, H 4, Golat 27-12, pikë 31 Fitorja më e thellë: 4-0, Teuta-Tirana, java 24 Humbja më e thellë: 2-3, Tirana-Elbasani, java 35 Rezultati suprizë: 1-2, Vllaznia-Tirana, java 19 DINAMO VENDI I 3-të Bilanci: Nd 18, F 8, B 4, H 6, golat 22-14, pikë 28 Fitorja më e thellë: 1-4, Lushnja-Dinamo, java 19 Humbja më e thellë: 3-0, Tirana-Dinamo, java 31 Rezultati suprizë: 3-0, Dinamo-Partizani, java 30 PARTIZANI VENDI I 4-t Bilanci: Nd 18, F 7, B 5, H 6, golat 26-19, pikë 26 Fitorja më e thellë: 4-1, Partizani-Teuta, java 23 Humbja më e thellë: 0-3, Dinamo-Partizani, java 30 Rezultati suprizë: 2-0, Shkumbini-Partizani, java 28 BESA VENDI I 5-të Bilanci: Nd 18, F6, B 1, H 11, golat 26-30, pikë 19 Fitorja më e thellë: 6-0, Besa-Lushnja, java 27 Humbja më e thellë: 5-2, Vllaznia-Besa, java 23 Rezultati suprizë: 3-4, Besa-Teuta, java 35 VLLAZNIA VENDI I 6-të Bilanci: Nd 18, F 7, B 3, H 8, golat 19-22, pikë 24 Fitorja më e thellë: 5-2, Vllaznia-Besa, java 23 Humbja më e thellë: 3-1, Teuta-Vllaznia, java 20 Rezultati suprizë:0-2, Vllaznia-Dinamo, java 25 SHKUMBINI VENDI I 8-të Bilanci: Nd 18, F 7, B 5, H 6, golat 12-14, pikë 26 Fitorja më e thellë: 2-0, Shkumbini-Partizani, java 28 Humbja më e thellë: 3-1, Tirana-Shkumbini, java 29 Rezultati suprizë: 0-2, Shkumbini-Skënderbeu, java 24 TEUTA VENDI I 9-të Bilanci: Nd 18, F 6, B 7, H 5, golat 16-21, pikë 25 Fitorja më e thellë: 3-1, Teuta-Vllaznia, java 20 Humbja më e thellë: 0-4, Teuta-Tirana, java 24 Rezultati suprizë: 0-1, Tirana-Teuta, java 33 SKËNDERBEU ZBRITI NË KATEGORINË E PARË Bilanci: Nd 18,F 5, B 4, H 9, golat 12-21, pikë 19 Fitorja më e thellë: 2-1, Skënderbeu-Vllaznia, java 36 Humbja më e thellë: 3-1, Partizani-Skënderbeu, java 31 Rezultati suprizë: 0-2, Shkumbini-Skënderbeu, java 24 LUSHNJA ZBRITI NË KATEGORINË E PARË Bilanci: Nd 18, F 2, B 5, H 11, golat 10-29, pikë 11 Fitorja më e thellë: 1-0, Lushnja-Besa, java 36 Humbja më e thellë: 6-0, Besa-Lushnja, java 27 Rezultati suprizë: 0-1, Dinamo-Lushnja, java 28 RENDITJA SKUADRAT Nd F B H Gola Pikë 1.Elbasani 18 9 7 2 25-15 34 2.Tirana 18 9 4 4 27-12 31 3.Dinamo 18 8 4 6 22-14 28 4.Partizani 18 7 5 6 26-19 26 5.Shkumbini 18 7 5 6 12-14 26 6.Teuta 18 6 7 5 16-21 25 7.Vllaznia 18 7 3 8 19-22 24 8.Besa 18 6 1 11 26-30 19 9.Skënderbeu 18 5 4 9 12-21 19 10.Lushnja 18 2 5 11 10-29 11 GOLASHËNUESIT 14 gola: Salihi (Tirana) 8 gola: Bejzade (Elbasani) 7 gola: Sinani (Vllaznia), Abazaj (Shkumbini), Gudjabi (Dinamo) 5 gola: Bubeqi (Besa) 4 gola: Muzaka (Partizani), Hamzaj (Besa), Stafa (Shkumbini) 3 gola: Rraklli, Fortunat (Besa), K. Arbri (Skënderbeu), Leandro (Vllaznia), Kuli (Lushnja), Qorri (Elbasani), Abilaliaj, Delain (Partizani), Mancaku (Teuta) 2 gola: Ballco, Lici, Pandog (Skënderbeu), K. Dalipi, Dede, Kotorri (Elbasani), Dhëmbi, Kardek, Rodrigo, El.Bakaj (Partizani), Diop, Ahmataj, E. Xhafa (1aut) (Dinamo), Pema, K. Duro, Dabulla, Andaveris, Penja, Muka (Tirana), Cela (Lushnja), Bokatola, Cani (Vllaznia), Buna, Gega (Teuta) 1 gola: Ebon, Lamaj (aut), Gjyla, Ndoni, Borici (Lushnja), Mancaku, Zëre, Gjondeda, Hodo, Kotja, Ziambo, Xhihani, Babamusta (Teuta), Ahi, Bega, Lika (Vllaznia), Lila, Nana, Veliaj, Ishaka, Xhihani, Hasalliu (Besa), Bakalli (Tirana), Brahja, Kacollja, Kaci, Vrapi, Nora, Capja, Rizvanolli, Tetova (Elbasani), Hasalla (aut), Ngjela, Tiko, Osusi (Skënderbeu), Halili, Allmuca, Gallo, Qosa, Berisha, (Partizani), R. Dervishi, E. Dalipi (Shkumbini), Caval, Deliallisi, K. Asllani (Dinamo) NË 18 NDESHJE U SHËNUAN 121 GOLA NGA 87 FUTBOLLISTË

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›