E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Deliu nga drejtimi i Elbasanit. Starova i mbijetuari i fundit...

Albania-Sport (AS)- Trajneri i kampionëve ne fuqi, Luan Deliu është shkarkuar nga detyra e drejtimit të skuadrës së Elbasanit. Deliu, së bashku me kolegun e tij Sulejman Starova, që drejton Teutën, ishin ndër të vetmit që nuk kishin pësuar fatin e Bajkos (Partizani), Canaj e Memushit (që të dy të Flamurtarit), Ndreut (Kastriotit), Likës dhe Daiut (që të dy të Besës), Josës (Tirana), Shulse (Vllaznia) apo Bici (Shkumbini).
Elbasani humbi të shtunën e kaluar me Dinamon (2-1) kur ishte në avantazh të një goli. Një gjë e tillë ka bërë që drejtuesitr e Elbasanit të merrnin vendimin ekstrem të shkarkimit të tij nga detyra. Momentalisht ekipi është pa trajner dhe për drejtimin e tij po fliten disa emra, të cilët nuk janë bërë ende të ditur. Përsa i përket stërvitjes ajo duket se do të fillojë pas Vitit të Ri. Një gjë e tillë do të ketë edhe anët e saj negative. Po të shikojmë skuadrën e Dinamos dhe të Partizanit, ato kanë bërë vetëm dy ditë pushim dhe kanë filluar stërvitjen. Megjithëse ekipi kampion doli në avantazh i pari nuk mundi që të përballonte sulmin dinamovit që shënoi dy herë.

BILANCI I LUAN DELIUT

Bilanci: Nd 17, F 8, B 2, H 7, golat 17-17, pikë 26
Fitorja më e thellë: 2-0, Elbasani-Shkumbini, java 13
Humbja më e thellë: 3-0, Shkumbini-Elbasani, java 2
Rezultati suprizë: 0-1, Elbasani-Vllaznia, java 16

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›