E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Loro Boriçi”, Airoldi vendos UEFA-n

- VLLAZNIA-TEUTA- Është sfida më e rëndësishme e javës 31, ku varen jo vetëm fatet e dy skuadrave për një vend në Kupën UEFA, por dhe dy skuadrave të tjera: Partizanit që synon Intertoton, por dhe Besës që është finaliste së bashku me Teutën në Kupën e Shqipërisë. Takimi do të gjykohet nga një treshe italiane me krysor Airoldin. Dy takimet e para: Teuta-Vllaznia (1-0) dhe Vllaznia-Teuta (3-1).

KASTRIOTI-ELBASANI

Kastrioti synon rezultat pozitiv me Elbasanin si hapin e fundit për mbijetesë. Barazimi në Vlorë me Flamurtarin (0-0) i lejon krutanët ta nisin jo me ngarkesë të madhe psikologjike takimin me kampionin në fuqi, që nga ana e tij barazoi në shtëpi 4-4 me Luftëtarin. Në takimet direkt, në fazën e parë fitoi Elbasani (1-0), ndërsa në të dytën fitoi Kastrioti, po 1-0.

APOLONIA-FLAMURTARI

Apolonia e vendit të fundit tashmë është e bindur se i përket Kategorisë së Parë. Në përballjen e nderit me Flamurtarin, që e ka siguruar qendrimin në Superligë, skuadra e Markos dëshiron fitoren, që do të ishte edhe një ngushëllim për klubin e presidentit Kokëdhima. Në takimet direkt, në fazën e parë Flamurtari fitoi 4-0, ndërsa në të dytën 2-0.

SHKUMBINI-BESA

Dy ekipet përballen për herë të peste midis tyre këtë sezon. Në katër sfidat e mëparshme, dy për kampionat dhe dy për gjysmfinalet e Kupës së Shqipërisë kanë mbizotëruar kompromiset dhe rezultatet me përfundim të paravendosur. Përballja në Peqin shihet më shumë si një festë. Në fazën e parë fitoi Besa (1-0) në Elbasan, ndërsa në të dytën kavajasit fituan 2-1.

LUFTËTARI-DINAMO
Gjirokastritët e vendit të parafundit ende besojnë në ndonjë mrekulli, edhe pse ndodhen katër pikë larg Shkumbinit kur kanë mbetur edhe tri takime. Trajneri Edi Martini synon fitoren me Dinamon, që mbërrin në Gjirokastër pa asnjë lloj kompleksi për rezultatin. Në fazën e parë Luftëtari fitoi me Dinamon (2-0) në Gjirokastër, ndërsa në të dytën blutë fituan 4-1.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 31, 9 MAJ 2007

KASTRIOTI-ELBASANI 16:00
M.Sopjani, S.Avdo-F.Lamaj
APOLONIA-FLAMURTARI 16:00
B.Breshani, L.Mustafaraj-E.Pjetrushi
SHKUMBINI-BESA 16:00
K.Meta, G.Maloku-D.Salaj
LUFTËTARI-DINAMO 16:00
N.Abeshi, E.Doda-D.Koreshi
TIRANA-PARTIZANI, 19:00
E.Peza, P.Goxhaj-E.Bicaku
VLLAZNIA-TEUTA 19:00
N. Ayroldi, G.Rubino-R.Agrisani (Itali)

Lojtarët e pezulluar: Kacollia, Abdullah (Elbasani), Lamaj (Luftëtari), Gërxho (Apolonia), Xhafa (Flamurtari), Buna (Teuta), Nana, Mërtiri (Besa), Hoxha (Kastrioti), Mukaj (Tirana). Nuk kanë lojtarë të pezulluar: Dinamo, Vllaznia, Partizani dhe Shkumbini

Dash Frasheri, Albania-Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›