Muça: “Tirana, sot bën 23”

- Tirana është vetëm një pikë larg titullit të 23-të saj. Klubi rekordmen shqiptar do të përballet sot në "Qemal Stafa" (ora 19:00) me Partizanin, një tjetër legjendë e futbollit shqiptar, në një sfidë tërheqëse, për gjithcka që dy ekipet kanë dhënë gjatë 60 kampionateve ku ata janë përballur. Dy ekipet më të mira të Shqipërisë, që së bashku kanë koleksionuar 37 tituj kampionë nga 67 kampionate të zhvilluara, pa përmendur 28 Kupa të Shqipërisë dhe 9 Superkupa. Tirana vjen në përballjen e tretë sezonale me të kuqtë e Hasan Likës, si kryesuese me meritë ndërsa Partizani, që ka humbur dy ndeshjet e para direkt me bardheblutë (0-2, 2-3), ndodhet në vendin e katërt dhe lufton për një vend në Kupën Interototo, ashtu si dhe sezonin e kaluar. Gazeta "Albania" kontaktoi me trajnerin e Tiranës, Shkëlqim Muca, njëherësh edhe shefi i klubit, i cili ka fituar dy herë titullin dy herë kampion në sezonet 1994-1995 dhe 1999-2000.
Muca, jeni në prag të titullit numër 23 të Tiranës dhe të tretin tuaj si trajner po me bardheblutë?
- Janë dhe tri ndeshje në lojë deri në fund të kampionatit dhe titulli mund të konsiderohet i fituat kur atë do ta sigurojmë matemakisht. Një fitore me Partizanin do të na shpallte të tillë, por një humbje mund ta reduktonte në tri pikë diferencën me ndjekësit tanë dhe një barazim do ta shtynte edhe një javë fitimin e kampionatit.
E keni menduar edhe një humbje me Partizanin?
- Është një derbi dhe në takime të tilla është normale që të jenë të trija rezultatet. Këto ndeshje duhen vlerësuar si përballje që nuk kanë të bëjnë me renditjen e ekipeve. Duhet shumë përkushtim.
Tirana i ka fituar dy takimet e para të këtij sazoni me Partizanin. Sa mund të ndikojnë statistikat në një ndeshje derbi?
- Kur luhet me Partizanin, cdo ndeshje është histori më vete dhe nuk ka të bëjë me atë që ka ndodhur më parë. Frikë dhe kemi, nuk e mohoj.
Jo pak herë është thënë se Tirana është e fortë me të fortët dhe e dobët më të dobëtit, kur kemi parasysh dhe rezultatet me ekipe të tilla si Kastrioti, Flamurtari. Përse ndodh kjo?
- Sigurisht që ndikon mosmotivimi i lojtarëve. Në ndeshje të atilla gjithmonë merret lehtë. Kjo tregon edhe një fakt tjetër, që profezionizmi në Shqipëri nuk është dhe ai i duhuri. Te ne një lojtar duhet përjetojë ndeshejn për të marrë tri pikët. Kjo nuk ndodh vetëm te ne, por gjithandej. Kundër ekipeve që kanë pak emër nuk është e lehtë të karikohen lojtarët, shtoi dhe anën tjetër që ekipet e vogla nxiten akoma më shumë kur luajnë përballë ekipeve të mëdha.
Po fitoni kampionatin, ndërkohë që latë Kupën e Shqipërisë. Një objektiv i pa realizuar?
- E vërteta është e tillë. Nuk realizuam një nga objektivat tanë të rëndesishëm.
Muca keni deklaruar qysh në momentin që pranuat të merrnin drejtimin e Tiranës, se do të largoheni nga bankina në fund të sezonit. Një pjesë e medias ka përmendur emrin e Starovës së pasuesin tuaj.
- Largimin tim e kam bërë publik dhe kjo është edhe pjesë e marrëveshjes sime me donatorët. Në fakt nuk jemi duke u marrë me të ardhmen, pasi jemi në kulmin e aktivitetit dhe në prag të përmbushjes së objektivit madhor.
Kë do të veconit nga lojtarët për kontrbutin më të madh në fitimin e titullit, Sinani
- Sinani dhe Salihi janë dy nga lojtarët tanë kryesorë, edhe Hamdiu luan prej muajit janar në Austri. Sinani ka qenë një nga pikat tona më të forta. Është një lider i ekipit. E ka justifikuar investimin tonë për të. Që kurse e morrëm nuk kemi pasur dyshim për këtë. Sinani është një lojtar që ka teknikën, intuitën, eksperiencën dhe mbi të gjitha është një njeri punëtor.
Intervistoi: Dash Frashëri - Albania-Sport