E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, luftëtari i Marsejës

- Ky është titulli i shkrimit të sitit goal.com. Lorik Cana po realizon një sezon të gjithin të bukur për ngjyrat e klubit të Olimpikut të Marsejës. Mesfushori është shndërruar në lidhjen thelbësore midis sulmit dhe mbrojtjes së ekipit. Lorik Cana është një fëmijë lufte. Një fëmijë i mësuar të jetojë me frikën në lëkurë. Në fakt, me prindërit e tij, ai u largua nga Kosova, atëherë në luftë, për t'u stabilizuar në Zvicër. Ai mësoi të luante futboll në vendin e cokollatave dhe saktësisht në qendrën e formimit të Lozanës. Atëherë kur klubi anglez i Arsenalit i bëri një ofertë, një problem me lejën e punës pengoi transferimin. Ai u bashkua përfundimisht me ekipin e të rinjve të Paris Sën Zhermenit. Disa ndeshje të mira më vonë dhe pasi kishte zbuluar profesionalizmin e tij, ai u transferua te Olimpiku i Marsejës në gusht të vitit 2005. Një transferim të armiqtë që i la parizienët nervozë dhe fosenët të lumtur. Ai është sot një nga pjesët më të mëdha të fushës së shahut të Olimpkut të Marsejës. Lufton në tapetin e fushës, nuk squllet aspak në shtpëi dhe nuk ka frikë nga askush dhe do të luftojë për të gjithë jetën.
"Vetëm 23 vjec, Cana është bërë një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit tonë", shruan gazetari Sebastien Renard për sitin presitigjioz goal.com. "Shpirti i tij luftarak, energjia që cliron në fushë i lejon djemve të Albert Emon të mos vuajnë shumë nga sistemi ofensiv i vendosur nga trajneri marsejez, duke mbyllur të gjitha të carat dhe duke patur dhe luksin për të shënuar gola, sidomos me kokë, pika e tij më e fortë.
Cana është një lojtar si Makelele, Gatuzo, i lojtarëve që realizojnë rikuperime të topit, jo një detyrë e thjeshtë, por një art i vërtet, një gjest deciziv.

Perktheu: Dash Frasheri, Albania-Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›