Dobësohet “Isaac”

Ajo është duke vënë në provë argjinaturat e përmirësuara të qytetit, të cilat u shkatërruan pikërisht shtatë vjet më parë nga uragani Katrina.
Stuhia Tropikale Isaac është shumë më e dobët se uragani Katrina, i cili la 1.800 të vdekur në Luiziana dhe Misisipi, në vitin 2005. Megjithatë kërcënimi prej dallgëve të rrezikshme dhe përmbytjeve prej stuhisë është në rritje, ndërkohë që Isaac po zhvendoset ngadalë nëpër Luiziana.
Dallgët po vënë në provë argjinaturat e qytetit të cilat u prishën gjatë uraganit Katrina dhe që janë përforcuar me riparime dhe përmirësime të financuara nga qeveria federale, në vlerë rreth 14 miliardë dollarë. Korpusi i Inxhinierëve të ushtrisë amerikane thotë se deri tani argjinaturat më të forta po e përballojnë stuhinë.
Guvernatori i shtetit të Luizianës, Bobby Jindal, tha se autoriteteve mund t’u duhet të krijojnë një të çarë në njërën prej argjinaturave, në një zonë të përmbytur, për të lehtësuar presionin mbi strukturë dhe për të parandaluar krisje më të mëdha. Ai tha se rreth 40 njerëz në atë zonë duhet të evakuohen.