E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Pakti i PS hap inkurajues për dialogun mes palëve

TIRANË- Propozimi i Ramës vlerësohet nga Ambasadori Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu si një hap inkurajues për nisjen e dialogut mes palëve.

Duke folur pas seminarit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës me të zgjedhurit vendorë, diplomati amerikan tha se nuk duhet humbur më shumë kohë dhe se palët duhet të angazhohen në bashkëpunim serioz për të përparuar me reformat.

Por, nëse reformat bëhen me nxitim, atëherë gjërat përkeqësohen tha ambasadori Arvizu, i cili gjithashtu apeloi për një sens urgjence, duke u shprehur se politika ka humbur dy vjet kohë në debate të pavlera.

Diplomati amerikan vlerësoi se rregullorja e parlamentit është një nga temat më të rëndësishme për nisjen e këtij dialogu.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Arvizu, pakti i PS hap inkurajues drejt dialogut

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›