Lot për Paul Newman
Krerët më të lartë botërorë u janë bashkuar kineastëve për të ndarë dhimbjen e humbjes së yllit të kinematografisë hollivudiane, Paul Newman. Presidenti i Francës, Nikola Sarkozy, ish presidenti amerikan Bill Klinton dhe bashkëshortja e tij Hillary si dhe shumë emra të njohur të politikës botërore kanë vlerësuar figurën Newman, i cili vdiq nga kanceri në moshën 83 vjeçare.
Ai do të kujtohet me 50 filmat hollivudianë përfshirë këtu edhe Cool Hand dhe The Sting. Fitoi për herë të parë çmimin Oscar më 1986 me filmin The Colour of Money. Në syrin e artdashësve, ai do të mbahet mend edhe si regjizor, një entuziast i makinave të shpejtësisë dhe filantropist. Newman ka luajtur në rreth 60 filma, mes tyre Can On A Hot Tin Roof etj.
Paul Newman kërkonte që të shihej si një aktor që punonte dhe jo një yll kinemaje. Në karrierën e tij që zgjati mbi gjysëm shekulli, ai ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj të Hollywood-it, si Alfred Hitchcock, Robert Altman, Martin Scorsese, Elizabeth Taylor, Lauren Bacall dhe Tom Hanks.