Mijëra shqiptarëve në Budva
Mijëra fansa nga mbarë vendet ballkanike janë mbledhur në Budva të Malit të Zi ku janë argëtuar nën tingujt e muzikës Madonës. Midis fansave, ndodheshin gjithashtu edhe mijëra fansa shqiptarë. Rreth 1.000 persona udhëtuan nga Tirana drejt Malit të Zi, për në Budva me 27 autobuzë, të përzgjedhur nga shërbimi "Riniring" i kompanisë telefonike "Eagle Mobile", që shënoi kështu, një ndër aktivitetet më të mëdha të sponcoruzuara nga kompanitë private në Shqipëri të cilët shfytëzuan mundësinë që Eagle Mobile ofroi për këtë koncert. Madonna bashkë me ekipin e saj, prezantuan këngët nga albumi më i ri, si edhe disa nga hitet e saj më të njohura, këngë nga albumi "Hard candy".
Koncerti i divës së muzikës Pop, mbërriti dje në mbrëmje, në Budva, në vijim të turneut botëroror "Sticky & Sëeet Tours", pas koncerteve në më shumë se 10 shtete të Europës, si Francë, Gjermani, Angli, Austri, Itali, etj. Më pas Madonna do të vazhdojë turin e saj në kontinentin e largët SHBA, Kanada, për të përfundur në 21 dhjetor 2008, në Sao Paulo, (Brazil).