Lotaria Berisha: Transparente, opozita të hetojë tenderin
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mesditën e sotme se tenderi i Lotarisë Kombëtare ka qenë transparent dhe shumë prej kompanive nuk i plotësonin kushtet e vëna nga Ministria e Financave.
Deklarata e tij erdhi pas takimit me homologun e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe sëbashku në një deklaratë për shtyp treguan detajet e bisedës.
Procesi ka qenë transparent, kryekëput, i botuar në gjithë mediat ndëkombëtare me kritere të përcaktuara dhe jo të shpikura. Natyrisht ato ishin kritere nga më rigorozet, të përcaktuara nga qendrat botërore e llotarive dhe ajo europinae. Kriteri i artë, i listës së kritereve është një, licensa e transparencës. Që përbën një dokument simbolik, të cilën këto qendra ia lëshojnë vetëm kompanive që plotësojnë disa kritere që ju ftoj ti lexoni vetë. Natyrisht Shqipëria nuk mund ta shmangte këtë kriter. Ministria e Financave ka vendosur këtë kriter, por ky kriter përjashtonte një seri kompani, ndërsa dhjetëra syresh e plotësonin kriterin. Reagimet e bixhozxhinjve nuk kam impresion prej tyre,- deklaroi Berisha.
Më tej kreu i ekzekutivit ka folur edhe për ndryshime në qeveri. Sipas tij vendosja e Flamur Nokës në postin e Ministrit të Brendshëm është një zgjedhje e duhur dhe sipas nuk është e ndaluar për ata të cilët mbajnë poste partiake të mbajnë edhe poste qeveritare.
Zoti Noka është një nga bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, me një integritet të lartë i cili me përkushtim të madh ka punuar për suksesin e kësaj qeverisje. Në qoftë se mendohet se postet pariake janë dënim për postet qeveritare kjo është një gabim. Zoti Noka nuk u kandidua për gjykatës por një nga post të rëndësishëm të mazhorancës dhe një post të tillë ai e mbante në hirarkinë e PD-së. Unë kam besim të madh se ju gazetarët, qytetarët shqiptarë do të kenë tek Zoti Noka një ministër të përkushtuar, transparent dhe të vendosur për të mbrojtur interesat e tyre - shtoi Berisha.
Ndërsa ka patur pyetje nga gazetarët edhe për kryeministrin kosovar Hashim Thçi, në lidhje dhe me ndryshimet e fundit të tij në qeveri apo edhe me taksën e çimentos që importohet nga Shqipëria. Sipas tij largimi i Hajredin Kuçit ishte një fjalë e mbajtur prej tij, pasi kishte deklaruar se do të jepte dorëheqjen nëse miratohej ligji i mediave, dhe ai e ka respektuar.
Ndërsa në lidhje me çimenton, ai u shpreh se çështja do të zgjidhet, pasi për këtë problem do të takohen strukturat ekonomike të të dyja vendeve.