E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër, banorët skanë marrë ende dëmshpërblimin

Shkodër- Ka kaluar dy vjet nga përmbyja tragjike në Shkodër, dhe dëmshpërblimi nga banorët nuk është marrë akoma.

Me qindra banorë të fshatit Trush në ultësirën e nën- Shkodrës ka zhvilluar sot një protestë, duke i bërë thirrje qeverisë që tu japë paratë e dëmit që shkaktuan përmbytjet.

Protesta është zhvilluar pranë rrugës nacionale, ndërsa banorët kanë paralajmëruar prtesta masive nëse nuk merren masa, madje do të bllokojnë edhe rrugën kryesore Shkodër- Velipojë.

Kjo është hera e dytë që banorët dalin në protestë pasi kanë protestuar edhe një herë më parë, por fjalët e tyr shkuan në vesh të shurdhër.

Përmbytja tragjike ndodhi në nëntor të vitit 2010 ku u mbuluan nga uji 16 mijë ha tokë, ngordhën 35 mijë bagëti, ndërsa dëmi i shkaktuar është rreth 30 milionë dollarë, dëm ky ende i pa larë nga shteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›