Lotaria amerikane anulohet perzgjedhja ne mbare boten
WASHINGTON- Rezultatet e procesit tё pёrzgjedhjes pёr Vizat e Shumёllojshmёrisё 2012 për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janё anulluar në mbarë botën. Rezultatet e shpallura mё parё nё faqen e internetit tё Kontrollit tё Statusit tё Aplikimit (Entry Status Check - ESC) tё Departamentit tё Shtetit, dvlottery.state.gov, janё shpallur gabim dhe tani janё tё pavlefshme. Rezultatet jane jo tё vlefshme sepse ato nuk prezantonin njё pёrzgjedhje tё drejtё dhe tё rastёsishme tё aplikuesve, siç kёrkohet nga ligji amerikan thuhet në njoftimin zyrtar. Njё process i ri i pёrzgjedhjes sё rastёsishme do tё kryhet bazuar nё aplikimet fillestare pёr programin DV-2012. Aplikime të cilat janë kryer nga data 5 Tetor 2010 deri mё 3 Nёntor 2010, dhe janë të vlefshme duke u përfshirë nё pёrzgjedhjen e re tё rastёsishme. Numri i konfirmimit, i cili kёrkohet pёr tё pёrcaktuar statusin e hyrjes suaj, mbetet i njёjtё, nderkaq ne njoftim saktësohet se nuk pranohen aplikime tё reja pёr programin DV-2012.
(NEWS24/Balkanweb)
(NEWS24/Balkanweb)