E Diel, 1 Nëntor 2026

Lotaria amerikane ndryshojne rregullat

Zv/ambasadorja e SHBA Makley Kritere te rrepta per arsimimin dhe formimin profesional

Zevendesambasadorja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane Emily Makely ka zgjedhur qytetin e Shkodres per te bere publik fillimin e aplikimeve te lotarise amerikane DV 2012. Keto aplikime do te fillojne me 5 tetor dhe do te perfundojne me 3 nentor 2010 dhe diplomatja terhoqi vemendjen per ndryshimin e disa rregullave.

Ajo ka folur per aplikimet e lotarise amerikane dhe rregullat ne nje takim me gazetaret e Shkodres ne ambientet e bibliotekes Marin Barleti te qytetit.

Zevendesambasadorja Makely vuri theksin tek rregullat e aplikimit qe duhet te kene parasysh qytetaret shqiptare. Znj. Emily Makely tha se periudha e aplikimit per lotarine amerikane eshte nga data 5 tetor 2010 deri me 3 nentor 2010 dhe se nuk ka asnje tarife per te aplikuar. Tarifa do te kete vetem per ata qe do te rezultojne si te perzgjedhur te lotarise. Aplikimi do mund te kryhet online nepermjet internetit ne adresen http//dvlottery.state.gov.

Para se te aplikojne qytetaret duhet te shohin rregullat nese permbushin kerkesat e arsimimit dhe punes. Kerkesa per arsimimin parashikon kryerjen e shkolles se mesme qe eshte e barabarte me shkollen e mesme ne SHBA dhe kjo eshte nje kerkese e rrepte.

Diplomatja amerikane tha se aplikimi duhet bere vetem nje here brenda vitit dhe duhet te perfshije bashkeshortin dhe femijet nen 21 vjec si dhe femijet e adoptuar dhe femijet nga martesa te meparshme.

Nese regjistrimi behet dy here ne vit atehere aplikanti skualifikohet. Para aplikimit qytetaret duhet te shikojne rregullat e aplikimit pasi ka disa ndryshime. Keto rregulla mund te lexohen ne gjuhen shqipe ne adresen e internetit http//tirana.usembassy.gov/dv.html. Pasi te regjistroheni aplikanti do te marre nje numer konfirmimi. Numri nuk duhet humbur pasi eshte e vetmja metode per te pare nese aplikanti eshte fitues ose jo.

Sipas statistikave zyrtare Shqiperia eshte vendi i pare ne Europe per nga numri i emigranteve qe shkojne cdo vit ne SHBA mbi 3000 ne vit. Nga te dhenat e vitit 2009 rezulton se rreth dy te tretat e ketyre emigranteve kishin perfituar viza amerikane nepermjet lotarise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›