Lotito: Kjo Lazio ngjan me ate te Cragnotti-t

Presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito eshte i bindur se bardhekalterit i jane rikthyer periudhes se lavdishme te ish presidentit Cragnotti.
“Jam i bindur se kjo Lazio eshte e forte si ajo e Cragnotti-t”, shprehet shefi i kryeqytetasve, te cilet udheheqin Serie A ne 5 javet e para. “Edhe pse nuk mund te bej krahasime, mund te them me siguri se cilesia e lojes eshte e ngjashme me ate te asaj kohe. Jemi mes te pakteve qe mund te themi me plote gojen se luajme vertet futboll”, shprehet Lotito.
Me tej ai vazhdon te flase per zbulimin e kesaj skuadre, argjentinasin Zarate. “Mund te them me siguri se vitin tjeter do veshe fanelen e Lazio-s. Nuk eshte shkruar askund se nuk do ta blejme”, thekson bosi bardhekalter, i cili pohoi se Lazio nuk ka frike asnje skuader, perfshire ketu edhe Romen e Interin.