E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zenit: Trukimet? Nuk kemi asnje lidhje

“Mafia ruse ka nderhyre ne gjysmefinalen e Kupes UEFA? Zenit nuk ka aspak lidhje me kete gje”, thuhet ne nje komunikate zyrtare te klubit nga Shen Peterburgu.

Ne kulmin e skandalit te ceshtjes se trukimit te ndeshjes gjysmefinale te Kupes UEFA, Zenit-Bayern Munich, ka reaguar skuadra ruse, duke hedhur poshte gjithe akuzat e ngritura nga mediat spanjolle.

“Mafia ruse ka nderhyre ne gjysmefinalen e Kupes UEFA? Zenit nuk ka aspak lidhje me kete gje”, thuhet ne nje komunikate zyrtare te klubit nga Shen Peterburgu.

Pak ore me pare, UEFA beri me dije se mund te nisin hetimet per te zbardhur gjithe kete histori, e cila duket se do fuse ne nje vorbull institucionin me te larte te futbollit europian, pasi prej kohesh qarkullojne zera per ndeshje te trukuara ne kompeticionet europiane.

“Struktura disiplinore do vleresoje provat per te marre nje vendim nese do zhvillohen hetime”, sakteson UEFA ne komunikaten e publikuar sot.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›