E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA, kulifikohet Milan dhe Mancester Siti

Milani eshte kualifikuar per ne fazen e grupeve te Kupes UEFA pasi ka fituar edhe ndeshjen e dyte me Zyriun ne transferte me rezultatin 1-0.

Kuqezinjte e filluan mire ndeshjen me nje rast te Shevcenkos dhe me pas ne fundin e pjeses se pare nje aksion perfekt mes Sedorf dhe Ronaldinjos rrezikon porten e zviceraneve, por rezultati mbetet i pandryshueshem. Ne pjesen e dyte serish proptagonist ka qene Ronaldinjo i cili nxjerr perball portierit kundershtar Shevcenkon dhe ukrainasi nuk gabon kete here.

Nderkohe ndeshja mes Mancester Sitit dhe Omonias se Qipros ka kaluar per ne fazen pasardhese skuadren angleze e cila fitoi me rezultatin 2-0. Ne minuten e 48-te te takimit Elano kalon ne avantazh Sitin dhe rreth 10 minuta me pas Shon Rajt Filips dyfishon rezultatin. Pasi kane humbur edhe ndeshjen e dyte skuadra e shqiptarit Klodian Duro eliminohet nga Kupa UEFA. Shorti per percaktimin e grupeve te kesaj veprimtarie do te hidhet me 7 tetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›