LotusLive iNotes, prezantohet konkurrenti i Gmail-it
Shërbimi i IBM i dedikuar për përdoruesit afaristë,të cilët për të do të paguajnë 3.75 dollarë në muaj, që është më lirë sesa Google Apps (shërbim i Google po ashtu i dedikuar për përdoruesit afaristë, e cila përfshin edhe Gmail), mirëpo ajo që ofron nuk është edhe ndonjë lloj konkurrence e fortë për Google. Është e vërtetë se 3.75 dollarë në muaj janë më pak se 4.16 dollarë (3.3 euro) sa paguan një përdorues në muaj për t’iu qasur Google Apps, mirëpo LotusLive iNotes është vetëm shërbim për e-mail, kurse Google Apps ofron paketë të plotë për punë zyre veç postës elektronike. LotusLive iNotes mundëson qasje në uebmail nëpërmes protokolleve POP3 e IMAP, si dhe IMAP IDLE për pajisje mobile.
Mirëpo ka vetëm një gigabajt hapësirë për ruajtjen e të dhënave për llogari të përdoruesit, derisa Gmail vjen me 25 gigabajt.
LG GD510
Celulari me energji diellore
LG në telefonin e tij të ri celular GD510 shfrytëzuesve do t’u ofrojë mundësinë e integrimit të energjisë diellore në kapakun e baterisë. Me këtë, ky telefon është bërë edhe ideal për njerëzit të cilët janë të vetëdijshëm për mjedisin dhe shfrytëzuesit që kursejnë energjinë. Telefoni LG GD510 Pop bie në kategorinë e mesme, që do të thotë se shfrytëzuesit e tij nuk do të mund të shfletojnë internetin me anë të rrjeteve HI/Fi e as në shpejtësitë e mëdha që ofron gjenerata e tretë (3G) e celularëve. Shpejtësitë më të mëdha me të cilat ky telefon i qaset interneti janë ato të cilat i mundëson protokolli EDGE. Vizualisht, ky telefon jep përshtypjen e një pajisje shumë më të shtrenjtë. Për këtë, para së gjithash, meritën e ka ekrani i madh i ndjeshëm në prekje me diagonale prej tre inçësh dhe rezolucion 240 x 400 piksela. Celulari ka edhe fotoaparat digjital me rezolucion prej tre megapiksela dhe tetë gigabajt të memories interne.
3 Tetor 2009