E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honda CR-Z, i gatshëm për premierën e Tokios



Një prej automjeteve që pritet me padurim në panairin e radhës së automjeteve në Tokio është kupeja e “CR-Z” të Honda-s. Ai pritej të paraqitej në versionin serik, megjithatë, duket se japonezët janë penduar dhe në të do të vendosin shenjën “koncept”. Automjeti sportiv me dy ulëse, i cili me shumë nga detajet e përdorura na rikujton modelin legjendar “CRX” duhet të futej në prodhim serik vitin e ardhshëm në Japoni dhe për një kohë të shkurtër mund të shihet edhe nëpër rrugët e Europës. Automjeti, ashtu si edhe modeli i parë konceptual i cili është paraqitur në vitin 2007 në panairin e Tokios, është hibrid i cili përbëhet nga motori 1.5 litërsh me katër cilindra dhe elektromotori. Fuqia në boshtin e përparmë transmetohet me anë të marshit me gjashtë shpejtësi, ndërsa tani për tani në Honda fshehin informacionet për fuqinë dhe performancat e tij.

Hybrid Tourer Concept

Automjeti tërheqës nga Subaru

Me afrimin e datës së hapjes së panairit të automjeteve të Tokios, prodhuesit japonezë kanë filluar të zbulojnë risitë e tyre. Sikur deri tani, në këtë vend të largët rolin kryesor do të luajnë konceptet e automjeteve, e një prej atyre interesant është përgatitur edhe nga prodhuesi Subaru. Bashkëpunimi me Toyotan i ka mundësuar prodhuesit Subaru të zhvillojë konceptin “Hybrid Tourer Concept” i cili ka tre motorë. Në pjesën e përparme është vendosur motori dylitërsh me benzinë dhe turbo-mbushës, një motor me djegie të drejtpërdrejtë të cilin e shoqëron elektromotori me fuqi prej 10 kË. Ky çift motorësh përkujdeset ekskluzivisht për boshtin me ndihmën e marshit automatik CVT, derisa për boshtin e pasmë koncepti i Subaru është shfrytëzuar me edhe një elektromotor tjetër prej 20 kw. Motori i pasmë furnizon boshtet vetëm gjatë shpejtësive të ulëta dhe atëherë kur nevojitet fuqia maksimale.

3 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›