Low në listën e Real Madridit
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, është duke u menduar nga Real Madridi.
Marca shkruan se presidenti i klubit Florentino Perez e ka përfshirë strategun gjerman në planet e tij si pasues të Jose Mourinhos.
Low, 51-vjeçar, ka marrë kritika shumë të mira për punën e tij me kombëtaren gjermane, që arriti në gjysmëfinale në dy Kupave Botërore të fundit, si dhe në finale të Euro 2008.
Florentino nuk është duke kërkuar zëvendësim të Mourinhos, por është duke ndërtuar një listë të kandidatëve nëse portugezi vendos të largohet nga Reali.