E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Censusi faktoi zhvillimin e Shqipërisë

Kryefjala e kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë ka qënë rezultati i censusit, që sipas tij faktoi zhvillimin e Shqipërisë gjatë 10 viteve të fundit.  Sipas kryeministrit rezultat e censusit faktoi se shqiptarët me djersën e madhe që kanë derdhur, me shftyëzimin që i kanë bërë inisiativës së lirë, me forcën e tyre krijuese në pasurinë themelore të njeriut që është banesa e kanë vendosur Shqipërinë në vend të zhvilluar.

“Këto përbën një nga arritjet e këtij kombi dhe dua t`ju informoj se ky tregues në vitin 2001 ka qënë 225 banesa për 1 mijë banorë. Shqiptarët kanë ndërtuar në 10 vite më shumë se 25 kombe të tjera në 30 vite të marra sëbashku. Asnjë komb nuk ka ndërtuar me ritme të tilla të shpejta siç ka ndërtuar Shqipëria në këtë 10- vjeçar” ka theksuar Berisha.  

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›