E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luajne me Genten Bebe vazhdon prova

Prova e javes ende nuk ka perfunduar dhe banoret nuk e dine se kur mund te fillojne perseri kercimin e Single Ladies. Genta dhe Vlashi vazhdojne pjesen e tyre te proves ndersa te tjeret presin njoftimet e radhes nga Vellai i Madh dhe shtepia ka rene ne qetesi.

Banoret jane te qete dhe shpesh perpiqen te luajne duke thene emra personazhesh te njohur qe u fillon emri me nje shkronje te caktuar qe e vendosin vete. Ne shtepi degjohen here pas here te qarat e Gentes si bebe. Banoret argetohen duke i shkuar prane dhe e ngacmojne. Gentes i jane paracaktuar disa fjale me ate te te cilave ajo do te shprehe ndjesite e saj si merzitja gezimi dhe do te kerkoje ushqim uje apo edhe te ece neper oborr.

Vlashi vazhdon te kujdeset per te duke e ushqyer dhe duke e shetitur neper shtepi. Vlashi shprehet i shqetesuar per proven pasi ai duhet te fleje ne divan dhe Genta ne krevatin e vogel te proves.
Gjate kesaj kohe banoret bisedojne edhe per gjera te pergjithshme dhe hamendesojne se cila do te jete prova e radhes dhe kush prej tyre do te realizoje proven gjate nates se spektaklit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›