Hitchens udhëheq për çmimin Orwell

Një libër i shkruar nga i ndjeri Christopher Hitchens është duke udhëhequr konkurrencën për çmimin Orwell të këtij viti për librin më të mirë politik. Në mënyrë të argumentuar, një përmbledhje e eseve subjekti i të cilave endet nga lufta kundër terrorizmit deri te Diana, princesha e Wales-it, u lavdërua nga Nicholas Shakespeare në gazetën britanike Telegraph. Ai tha se libri shpreh karakteristikat e autorit, të cilat janë ‘zgjuarsia, inteligjenca dhe pasioni’. I futur në listën e ngushtë vitin e kaluar për librin e tij me kujtime ‘Hitch-22’, Hitchens është përshkruar si trashëgimtar i shkrimtarit të njohur George Orwell, por asnjëherë nuk e ka fituar çmimin në vlerë prej tri mijë dollarësh, i cili përpiqet të shpërblejë artin e të shkruarit politik.
Temë e fortë në listën e gjatë të këtij viti është Afganistani dhe Pakistani. Në mesin e tetëmbëdhjetë librave të përzgjedhur në listën e gjatë përfshihen edhe ‘Cables from Kabul’ nga Sherard Cowper-Coles, ambasadori britanik në Afganistan prej vitit 2007 deri në vitin 2010. libri i tij është përshkruar si ‘një diagnozë lamtumirëse e njerëzishme, frustuese dhe brilante’ e problemeve të vendit. Një tjetër ish diplomat, Rodric Braithwaite, i cili ishte ambasador në Moskë që nga viti 1988 deri në vitin 1992, është përzgjedhur për librin e tij ‘Afgansty’, historia e tij e okupimit rus. Gjithashtu të përfshirë janë edhe librat ‘Dead Men Risen’ i autorit Toby Harnden dhe ‘Pakistan: a Hard Country’ i autorit Anatole Lieven.
Në listë janë përzgjedhur edhe biografia kritike e autores Sonia Purnell për kryebashkiakun e Londrës Boris Johnson dhe historia e re e partisë konservative e autorit Robin Harris. Po ashtu edhe hetimi për të dielën e përgjakshme i autorit Douglas Murray bën pjesë në listën e gjatë, sikurse edhe libri i gazetarit Richard Lloyd Parry për vrasjen në Tokyo të gruas britanike Lucie Blackman. Librat janë përzgjedhur nga një numër rekord prej 264 titujsh të pranuar.
Lista e shkurtër e këtij viti do të bëhet e ditur muajin e ardhshëm ndërsa fituesi më 23 maj.