Luam Rama: S´jam në garë për të mundur Metën

Anëtarët e LSI-së, do të votojë sipas parimit “Një anëtar, një votë”. Ndërkohë që Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mbahet më 27 tetor ku delegatët e ardhur nga i gjithë vendi do të zgjidhin të gjitha forumet e reja drejtuese të kësaj force politike.
Dy kandidatë në garë, është kreu aktual i partisë, Ilir Meta dhe sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama. Në fjalën e tij, duke i cilësuar votimet si një moment të rëndësishëm për LSI-në, theksoi se këto votime bëhen në një moment me rëndësi për vendin. “Këtu nuk është fjala thjesht për zgjedhjen e kryetarit. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me një sfidë shumë më të madhe, me një sfidë e cila ka të bëjë me një vizion të LSI-së përtej vitit 2013, jo me një politikë dhe qëllime afatshkurtra, sepse për fat të keq kjo është ajo që ka penguar progresin e qëndrueshëm dhe më të shpejtë të vendit por për një vizion më afatgjatë”, theksoi Meta.
Ai tha se LSI-ja është një parti pa komplekse tek e shkuara, duke i mëshuar edhe debatit publik. “Për ne konkurrenca është mjet për modernizimin e kësaj force politike, gjithë politikës shqiptare. Është e rëndësishme që të zhvillohet në mënyrë të drejtë, të përgjegjshme dhe për këtë përgjegjësinë e ka Komiteti Organizator. Për mua është e rëndësishme që LSI të përfitojë nga ky debat, politika shqiptare të përfitojë nga ky debat dhe të gjithë të kemi mundësi të përmirësohemi me tej. Kjo ka qenë një nga motot e mia personale në politikë për tu përmirësuar çdo ditë dhe sido që të vejë kjo fushatë unë jam i bindur që do të ndjehem i përmirësuar pas 27 tetorit”, tha Meta.
Ndërkohë, kandidati tjetër në garë, Luan Rama, tha se nuk ishte në garë për të mundur Ilir Metën, por për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Jam në garën për postin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim jo për të mundur Ilir Metën, por për të fituar 2013-n", theksoi ai.
"Faleminderit edhe ju të gjithë kolegë dhe anëtarë të grupit të punës që duke pranuar kandidimin tim, më jepni mundësinë që në këtë moment dhe në këtë fazë të rëndësishme të zhvillimeve politike në të cilën gjendet LSI-ja, unë do të ofroj një kontribut më shumë me qëllim që ajo vlerë e spikatur e jona dhe që lidhet me klimën dhe funksionimin demokratik të strukturave të partisë të mund të shpaloset në këto zgjedhje në një dimension tjetër dhe në një vlerë tjetër me synimin që të ruajmë gjithçka të mirë ka bërë Lëvizja Socialiste për Integrim që prej themelimit të saj. Por natyrshëm, për të mos u kënaqur me atë që është bërë, por për të guxuar dhe për të synuar një ridimensionim të rolit dhe të peshës së saj politike në gjithë jetën e vendit përballë sfidave të afërta dhe që lidhen më drejtpërdrejt me zgjedhjet e vitit 2013”, tha ai. Luan Rama thotë se kandidonte për t’i dhënë një impuls të ri garës brenda kësaj partie. /Start/
2012-09-21 15:35